Të paktë 20 persona kanë humbur jetën pas dy sulmeve me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Sipas autoriteteve, një bombë ishte vendosur në hyrjen e një tregu, nga e cila humbën jetën 13 persona. Ndërkohë ky sulm është marrë përsipër nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Ndërkohë sulmi tjetër me bombë në Bagdad shkaktoi 7 viktima.

Gjatë kësaj kohe ISIS ka bërë disa sulme në Irak, të cilat mendohen të jenë të lidhura me përfshirjen e forcave irakiane në luftimet që po bëhen për rimarrjen e qytetit të Mosulit.

Më shumë se 125 mijë irakian janë shpërngulur që prej fillimit  të luftimeve nga qyteti i Mosulit dhe Pentagoni vlerëson se në qytet ndodhen 3 deri në 5 mijë luftëtarë të ISIS.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com