Irak, dy sulme terroriste në Bagdad,
humbasin jetën 14 persona

Irak, dy sulme terroriste në Bagdad,<br />humbasin jetën 14 persona
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga dy sulme terroriste në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, e disa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
 
Dy autobomba kanë shpërthyer në kryeqytetin iraken, një brenda një lagjeje dhe tjetra në një pikë kontrolli policor.
 
Mediat lokale njoftojnë se ISIS ka marrë përgjegjësi vetëm për sulmin e ndodhur një prej lagjeve të Bagdadit ku kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

 Ndërkohë për sa i përket sulmit në pikën e kontrollit policor ende asnjë organizatë terroriste nuk e ka marrë përgjegjësi për të.
 
Iraku ka qenë shënjestër e disa sulmeve terroriste gjatë muajve të fundit ku edhe gjatë ditës së fundit të vitit 2016, një bombë sulm me bombë ndodhi në një prej tregjeve të kryeqytetit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf