UNESCO kërkon një takim emergjent të Këshillit të Sigurisë së OKB-së pas publikimit të videos nga ISIS ku ata shkatërrojnë në masë artefakte antike dhe objekte kulti në një muze në qytetin e dytë më të madh të Irakut, në Mosul.
Drejtuesja e agjensisë kulturore të OKB-së, Irina Bokova, deklaroi se UNESCO është "thellësisht e tronditur" nga pamjet e shkatërrimit të objekte në muze ndaj kërkon nga OKB të veprojë menjëherë për mbrojtjen e trashëgiminë kulturore të Irakut.
Sipas saj ky shkatërrim shkel rezolutën e këshillit për mbrojtjen e objekteve kulturore nga zonat e konfliktit në Irak dhe Siri.Videoja pesë minutëshe e isis tregon militantë të maskuar teksa thyejnë statujat dhe skulpturat antike në muzeun e Mosulit. Artefaktet shihen si figura të cilat adhurohen, ndaj sipas isis ato duhet të shkatërrohen, pasi praktika e tyre fetare ekstremiste i sheh si heretike.
Dyshohet se grupi ekstremist ka shitur mjaft artefakte antike në tregun e zi, në mënyrë që të financojë fushatën anti-perëndim në rajon. Besohet se ata kanë shkatërruar gjithahstu edhe vende të shenjta, duke përfshirë dhe ato myslimane, në mënyrë që të eliminojnë gjithçka që feja e tyre nuk e lejon.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com