Irak: ISIS sulmon pikën policore,
26 të vdekur dhe 40 të plagosu

Irak: ISIS sulmon pikën policore,<br />26 të vdekur dhe 40 të plagosu
Irak- ISIS sulmon një pikë kontrolli policie dhe shtëpinë e shefit të policisë duke shkaktuar 26 të vdekur dhe 40 të plagosur.
 
Përfaqësues të sigurisë së Irakut dhe zyrtarë mjekësorë njoftojnë se pas një sulmi vetëvrasës në qytetin e Tikrit kanë humbur jetën 14 policë dhe 12 civilë.
 
Koloneli policor, Khalid Mahmoud, tha se afro 10 militantë, midis tyre dy sulmues vetëvrasës, kishin hyrë në këtë qytet gjatë natës duke pasur si synim një postë policie dhe shtëpinë e shefit të policisë, ku këtë të fundit e kanë vrarë së bashku me familjen e tij.
 
Sulmi ka ndodhur në një kohë kur trupat irakiane vazhdojnë sulmin kundër grupit ekstremist ISIS për të rimarrë kontrrollin e Mosulit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane