IRAK-Iraku po përballet me kërcënimn më të madh të sovranitetit të saj. Miltatët islamistë kanë mundur të marrin edhe dy qytete të tjera, duke zgjeruar më tej kontrollin e tyre. Lajmin e bën të ditur Nickolay Mladenov, përfaqësues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, gjatë një konference për shtyp në Bagdad.

Sipas Mladenov, ka ardhur koha që udhëheqësit politikë të vendit të bashkohen duke lënë mënjanë dallimet për të punuar për të ardhmen e Irakut. Mladenov u shpreh se situata në vend është shumë e rrezikshme dhe e komplikuar dhe se OKB do të vazhdojë të mbështesë Irakun duke ofruar ndihmë në luftën kundër terroristëve si dhe për refugjatët në Irakun Verior. 

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se po shqyrtojnë të gjitha opsionet e ndërhyrjes në Irak nëpërmjet forcave ajrore dhe ushtarake. 
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki i bëri thirrje parlamentit të martën të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi kryengritësit morën kontrollin e qytetit të Mosulit.

Përkeqësimi i sigurisë në Irak filloi që javën e kaluar kur shpërthyen përleshjet e përgjakshme midis forcave të sigurimit të Irakut dhe militantëve isamistë, të cilët morën kontrollin në disa zona rresht.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)