Irak, kapet zëvendësi i kreut të ISIS Abu Bakr al Bagadi

Irak, kapet zëvendësi i kreut të ISIS Abu Bakr al Bagadi

Autoritetet irakene njoftuan kapjen e Abu Khaldoun, zëvendësi i ish kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagadi, i vrarë në Siri nga një komandë amerikane në fund të muajit tetor.

Sipas policisë, cituar nga mediat lokale, "policia, pasi mori informacione të sakta, arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Hawija të provincës së Kirkakut", në veri të vendit.

Në fund të muajit tetor, Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Abu Bakr al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra, gjatë bastisjes së kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë.

"Shtetet e Bashkuara vendosën drejtësinë. Eleminuam terroristin numër një në botë. Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur" tha Trump. "Ai ishte themeluesi dhe udhëheqësi i ISIS. Organizata terroriste më e pamëshirshme dhe e dhunshme në botë."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë