RAMADI (Irak), 21 qershor /ATSH-AFP/ - Kryengritësit sunitë të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (EIIL) morrën nën kontroll një pikë kufitare strategjike me Sirinë, njoftuan sot burime të forcave të sigurisë dhe dëshmitarë.
Pika kufitare Al Qalim, njëra nga tre pikat e kalimit zyrtar mes Irakut dhe Sirisë ka rënë në duart e kryengritësve sunitë, pas tërheqjes së luftëtarëve të frontit Al Nosra, dega siriane e Al Kaedas, dhe të ushtrisë siriane të lirë.Ndërkohë që kryeministri irakian, Nuri al Maliki, është nën zjarrin e kritikave të brendshme por edhe amerikane, i akuzuar se ka ndjekur politika të përçarjes fetare që goditën minoritetin sunit dhe përgatitën terrenin për ofensivën e gjerë të zhvilluar nga kryengritësit sunit që prej 9 qershorit.
Rebelët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant kanë arritur të marrin qytetin e dytë më të madh në Irak, Mosulin, një pjesë të madhe të provincës Ninive, Tikrit dhe sektorë të tjerë të provincave të Salaheddine, Diyala dhe Kirkuk, këto provinca gjenden kryesisht në veri dhe lindje të vendit/
/G.S/
/Shqiptarja.com