PARIS, 20 shtator /ATSH-AFP/ - Një avion i tipit "Airbus" të ushtrisë franceze zbarkoi sot një kargo të katërt me materiale humanitare në aeroportin e Erbilitl me destinacion për popullsinë e Kurdistanit irakian, njoftoi ministria francez e Mbrojtjes.
"Rreth 10 tonë pajisje të nevojës së parë, kryesisht batanije, tenda dhe kit të higjenës, janë marrë për sipër nga qendra e krizave e ministrisë së Punëve të Jashtme", theksoi ministria e Mbrojtjes në faqen e saj të internetit.
Bëhet fjalë për dërgesën e katërt të këtij lloj që prej 10 gushtit për një total prej rreth 70 tonë ndihma humanitare të livruara për kurdët e Irakut.
Avioni i tipit Airbus A310 i ushtrisë ajrore franceze u largua më pas nga Erbil me 135 refugjatë që i kanë shpëtuar ofensivës së Shtetit Islamik në veri të Irakut, që u pritën nga ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius, kur mbërritën në Roissy (veri lindje të Francës)./
/G.S/
/Shqiptarja.com