Irak, lufta ndaj ISIS, mijëra persona
largohen nga Mosuli Perëndimo

Irak, lufta ndaj ISIS, mijëra persona<br />largohen nga Mosuli Perëndimo
IRAK-Mijëra irakianë janë duke u larguar nga Mosuli Perëndimor ndërkohë që mes forcat qeveritare dhe militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik,  janë duke zhvilluar luftime të ashpër në afërsi të një xhamie në Qytetin e Vjetër.
 
Sipas zyrtarëve të ushtrisë irakiane, forcat e tyre janë duke u ballafaquar me një rezistencë të fortë të ISIS-it.  Nga ana tjetër sipas raportimeve të mediave vendase forcat irakiane  kanë arritur të marrin nën kontrollin e tyre dy lagje në Mosilin e Vjetër.
 
Nga ana tjetër, furnizimet me ushqime dhe ujë të pijshëm janë në sasi shumë të pakëta në qytet, gjë që ka bërë që shumë prej civilëve të cilët ndodhen në zonën e luftimeve të fillojnë të largohen drejt zonave më të sigurta.
 
Sipas mediave lokale në Mosulin Perëndimorë vlerësohet jenë 75 mijë civilë dhe 2 mijë luftëtarë të ISIS.
 
Redaksia Online
D,T/Shqiptarja

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan