IRAK-Autoritetet irakiane kanë deklaruar se nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdad kanë humbur jetën 23 persona dhe janë plagosur të paktën 45 të tjerë.
Sipas deklaratës së policisë, shpërthimi i makinës bombë ka ndodhur në lagjen “Amil”, në zonën jugperëndimore të kryeqytetit irakian.
Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë asnjë nga organizatat terroriste edhe pse sulme të ngjashme në Irak janë realizuar më parë nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.
Sulmi në kryeqytet vjen në një kohë kur forcat irakiane janë duke zhvilluar luftime me militantët e ISIS për të rimarrë plotësisht kontrollin e qytetit të Mosulit, i cili është qyteti i dytë më i madh në vend.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com