BAGDAD, 4 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri irakian, Nouri al-Maliki konfirmoi sot qëllimin e tij për të mbajtur postin, pavarësisht kërkesave në Irak ashtu dhe jashtë, për të hequr dorë.
"Nuk do të heq kurrë dorë nga kandidatura ime për postin e kryeministrit", theksoi në një komunikatë Maliki, i cili erdhi në krye gjatë zgjedhjeve legjislative në muajin prill, kritikuar për politikën e tij konfesionale që ka nxitur ofensivën xhihadiste.
Ai theksoi se "Shteti i së Drejtës" kishte marrë numrin më të madh të vendeve në Parlament dhe për shkak të kësaj ai kishte përsëri postin e kryeministrit, sipas komunikatës së publikuar në faqen e internetit të qeverisë.
"Askush nuk ka të drejtë të vendosë kushte sepse të vendosësh kushte do të nënkuptonte një diktaturë, që ne e refuzojmë me forcë dhe vendosmëri", shtoi ai./
/ec/
/Shqiptarja.com