ROMË, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ - ISIS-i kryen sërish një masakër të re duke djegur të gjallë 45 persona në al-Bagdadi, në provincën e Anbarit, njoftoi zyrtari i policisë lokale, koloneli Qasim al-Obeidi, i cituar nga BBC-ja.
Zyrtari i policisë nuk ishte në gjendje të jepte elementë më të saktë për masakrën sidomos për rrethanat e kryerjes së saj duke u kufizuar të thoshte se ekzistonin të gjitha gjasat që viktimat të ishin trupa të sigurisë.
Obeidi shtoi se një kompleks banimi ku jetojnë famijarë të policisë lokale ndodhet nën sulmin e xhihadistëve.
Ai kërkoi ndihmë jo vetëm nga qeveria irakiane, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
ISIS-i ndodhet prej kohësh në një ofensivë të gjerë në Anbar dhe në al-Bagdadi./ a.jor.