Militantë islamikë kanë sulmuar me mitralozë dhe mortaja rafinerinë më të madhe të naftës në Irak, në zonën Baiji, në veri të kryeqytetit Bagdad. Lajmin e bënë të ditur burimet irakene të sigurisë dhe punonjësit e rafinerisë.
Sulmi filloi mëngjesin e së mërkurës nëpërmjet dy hyrjeve kryesore të impiantit. Personat e jashtëm janë evakuuar nga rafineria, por pjesa më e madhe e personelit lokal ka mbetur në rafineri.
Militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levanti, grup i dalë nga Al-Kaeda, kanë avancuar drejt Bagdadit, pasi kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të veriut të Irakut, me popullatë shumicë sunite arabe.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, pjesëtar i shiitëve, mbrëmjen e vonë të së martës është paraqitur në televizionin shtetërore së bashku me liderët sunitë dhe kurdë duke bërë thirrje për unitet kombëtar.
Përparimi i shpejtë i militantëve ekstremistë ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar për mundësinë e ndarjes së Irakut.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com