Qeveria irakiane ka njoftuar sot se do të ndalojë për pak kohë luftimet për rimarrjen e Mosulit nga grupi terrorist i ISIS. Një zëdhënës i forcave të sigurisë tha se kjo ndërpreje u bë për shkak se dolën njoftimet për shumë viktima civile.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim mbi goditjet ushtarake që ka bërë koalicioni kundra Shtetit Islamik. Ndërprerja e luftimeve për rimarrjen e Mosulit u bë pasi disa njoftime thonë se mund të ketë pasur mbi 100 civilë që kanë humbur jetën nga goditjet ushtarake në një nga lagjet e Mosulit.
Në një deklaratë të nxjerrë nga Koalicioni thuhet se ka filluar një vlerësim për njoftimin e numrit të viktimave civile. Gjithashtu thuhet se avionët e koalicionit kanë bërë goditje të herëpasherëshme ndaj ISIS-it dhe është bërë e pamundura për të shmangur dëmtimin e civilëve.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com