Irak, nis ofensiva për çlirimin
e plotë të Mosulit nga ISIS

Irak, nis ofensiva për çlirimin<br />e plotë të Mosulit nga ISIS
Forcat e qeverisë irakiane kanë nisur ofensivën më të fundit për të çliruar nga ISIS pjesën perëndimore të qytetit të Mosulit. Qindra automjete ushtarake, të mbështetura nga forca ajrore, kanë kaluar përmes shkretëtirës drejt pozicioneve të xhihadistëve.
 
Ishte vetë kryeministri iraken al-Abadi i cili deklaroi nisjen e një operacioni ushtarak me synimin për të detyruar ushtarët e ISIs të largohen nga pjesa perëndimore e Mosulit .Ndërkohë OKB-ja ka ngritur shqetësimin mbi civilët e bllokuar atje, pas raporteve se numri i tyre mund të mbërrijë deri në 650 mijë qytetarë.
 
Nga ana tjetër mediat sociale kanë publikuar pamje ku tregohet sesi persona të veshur me uniforma të sigurisë irakene rrahin njerëz në rrugët e Mosulit. Me rastin në fjalë OKB ka kërkuar që të vërtetohen pamjet dramatike.
 
Beteja në Mosul nuk është vetëm një operacion ushtarak por është e nevojshme të minimizohet numri i vrasjes së civilëve dhe të fitohet besimi i popullsisë edhe në vendet e tjera të pushtuara nga ISIS.

Nga ana tjetër mbetet ende mister vendndodhja e kreut të ISIS Al Baghdad i cili është larguar që në fillim të këtij muaji dhe sipas autoriteteve ai është arratisur drejt qytetit të Rakës. Pikërisht në Mosul komandanti i ISIS shpalli edhe lindjen e Kalifatit ne vitin 2014.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim