Irak, Operacioni për çlirimin e
Mosulit nga ISIS, nis faza e dytë

Irak, Operacioni për çlirimin e<br />Mosulit nga ISIS, nis faza e dytë
Ka nisur faza e dytë e operacionit për çlirimit e Mosulit i cili në shumë zona të tij është ende nën kontrollin e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.
 
Sipas mediave ndërkombëtare, forcat irakiane të sigurisë kanë filluara fazën e dytë të operacionit për rivendosjen e kontrollit të tyre në qytetin e Mosulit, fazë kjo që synon vendosjen e kontrollit të plotë mbi pjesë lindore të qytetit i cili është aktualisht nën kontrollin e ISIS.
 
Pas 50-të ditësh luftimesh pas hyrjes në qendër të Mosulit, forcat irakiane të sigurisë kanë mundur të vendosin nën kontrollin e tyre 40-të lagje të qytetit.
 
Operacioni për rivendosjen e kontrollit në Mosul ka filluar më 17 tetor dhe gjatë kësaj kohe forcat e koalicionit kanë kryer rreth 7.500 sulme kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.
 
Ndërkohë ISIS, gjatë këtij muaji ka humbur kontroll edhe në disa qytet kyçe për furnizimin e tyre me armë dhe ushqime.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot