Massud Barzani
IRAK, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i Kurdistanit irakian, Massud Barzani kërkoi sot në Parlamentin e rajonit autonom organizimin e një referendumi për pavarësinë, në një kohë që Iraku është kërcënuar nga shpërthimi i një ofensive xhihadiste.
"Deputetët duhet të përgatiten për organizimin e një referendumi mbi të drejtën e vetëvendosjes të këtij rajoni që aspiron për pavarësi që prej dhjetë vitesh", deklaroi Barzani sipas një regjistrimi audio të deklaratës së tij me dyer të mbyllura.
"Kjo do të riforcojë qëndrimin tonë dhe do të jetë një armë e fuqishme për shërbimin tonë", shtoi ai.
Barzani kishte paralajmëruar në fillim të javës, në një intervistë për BBC-në, që Kurdistani kishte parashikuar organizimin në muajt e ardhshëm të një referendumi për pavarësinë duke shtuar se kishte ardhur momenti pasi sipas tij, Iraku ishte i ndarë tashmë./
/ec/
/Shqiptarja.com