Pas dështimit për të votuar në parlament gjendjen e jashtëzakonshme që do t’i jepte pushtet ekstra kryeministri Nuri Al Maliki, qeveria irakiane u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që janë të aftë për luftë për t’u mobilizuar. Qeveria u kë barë apel qytetarëve të aftë për luftë, duke u kërkuar të mbrohen ndaj ekstremistëve që ndodhen vetëm 110 kilometra larg Irakut. Pas rënies së Mosulit dhe Tikrit në duart e organizatës terroriste ISIS, forcat qeveritare kanë organizuar një rezistencë më të forte në Samarra, 110 kilometra nga kryeqytetit Bagdad. Ndërkohë, në veri forcat e republikës autonome kurde morën nën kontroll qytetin e Kirkukut.
/Shqiptarja.com









