BAGDAD - Nëntë autobomba kanë shpërthyer këtë mbrëmje në zonën tregtare të Bagdadit me një bilanc të përkohshëm duke u rritur prej 30 të vdekurish dhe mbi 100 të plagosur. E bëjnë të ditur lajmin burime spitalore të policisë irakiane, siç transmeton Ansa.
 
Katër automjete të mbushura me eksploziv kanë shpërthyer në katër lagje në jug, dy në qendër, dy në veri, një në lindje. Në qendër të kryeqytetit iraken, në lagjen e Karrada, të dy atentatet kanë ndodhur në pak minuta njëri pas tjetrit rreth orës 20:30 me orën lokale, kur njerëzit, pasi kanë përfunduar faljen e përditshme të Ramazanit kishin dalë nëpër rrugë për të ngrënë apo për blerje.

Shtatë autobombat e tjera kanë shpërthyer në zona të ndryshme në Bagdad në harkun e një ore. Bilanci i përkohshëm i sotshëm çon në 490 numrin e të vdekurve nga dhuna në Irak prej fillimit të muajit korrik, sipas një studimi të Afp. Dje një kamikaz me një rrip eksplozivi shpërtheu në një xhami sunite pranë Baquba, duke vrarë 20 vetë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)