Irak, shpërthim në Mosul, më
shumë se 100 civilë humbin jetën

Irak, shpërthim në Mosul, më<br />shumë se 100 civilë humbin jetën
IRAK-Një shpërthim i fuqishëm i ka marrë jetën më shumë se 100 personave në lagjen al Jadida në Mosul, zonë në të cilën trupat irakene janë duke luftuar kundra militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik.
 
"108 trupa të pajetë janë gjetur pas shpërthimit në Mosulin perëndimor" deklaroi Mohammed al Jabouri, komandant në fushatën e Mosulit kundër ISIS, duke shtuar se dyshohet se përgjegjës për shpërthimi  është i ashtuquajturi Shtet Islamik, por organizata terroriste ende nuk ka marrë përgjegjësinë.

Nga ana tjetër shoqata e pavarur “Mosul Eye” deklaron se numri i të vdekurëve nga shpërthimi arrin në 130 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Mosuli është një nga basionet e fundit të ISIS, ku forcat irakiane janë duke zhvilluar një fushatë ushtarake prej më shumë se dy muajsh për të rimarrë kontrollin e plotë të qytetit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)