BAGDAD, 13 shkurt /ATSH-AFP/ - Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik sulmuan sot një bazë ushtarake në perëndim të Irakut, në të cilën rreth 300 ushtarë amerikanë trajnonin forcat e sigurisë lokale, sipas Pentagonit dhe drejtuesve irakianë.
"Ndihmuar nga avionët e koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist forcat irakiane parandaluan sulmin kundër bazës më të madhe ajrore të Al-Assadit, që ndodhej në provincën Al-Anbar, në pjesën më të madhe në duart e Shtetit Islamik", sipas këtyre burimeve.
"Rreth orës 07:20 (04:20 GMT), një brigadë e vogël e Daech (akronimi në arabisht i Shtetit Islamik) sulmoi një ndërtesë të ushtrisë irakianë në bazën ajrore të Al-Assadit", theksoi në një komunikatë ushtria amerikane.
"Forcat irakiane të sigurisë, mbështetur nga koalicioni kanë parandaluar sulmin dhe kanë vrarë tetë xhihadistë të ISIS-it", sipas kësaj komunikate.
Një kolonel irakian dhe një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes theksuan se të paktën shtatë kamikazë në bordin e një makine ushtarake ishin pjesë e komandos xhihadiste.
Kjo përpjekje për sulm është bërë disa orë pasi Shteti Islamik ndërmori një ofnsivë kundër qytetit në afërsi të Al-Baghdadit, një prej lokaliteteve më të rralla të Al-Anbar, ende nën kontrollin e qeverisë irakiane./
/ec/