Irak- Të paktën 33 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e  një sulmi me autobombë në një treg  në Bagdat.

Atentati u krye në një nga sheshet më popullore të qytetit ndërsa qindra persona kanë mbetur të plagosur.

Sulmi u krye ndërkohë që presidenti francez Hollande pritet të vizitojë sot kryeqytetin iraken. Pjesa më e madhe e viktimave janë persona që presin të merren në punë.

Në shumicën e rasteve është shteti islamik ai që merr përsipër sulmet.

Gjatë vizitës në Irak, kreu i Champ Elysee  u ka kërkuar ushtarëve francezë të vijojnë të luftojnë Shtetin Islamik, pasi ky aksion po i ndihmon  të parandalojnë terrorizmin. Hollande do të bisedojë edhe me zyrtarë të Irakut lidhur me të njëjtën cështje.

Hollande  është kreu më i lartë që viziton Irakun që në kohën kur koalicioni me 60 shtete nisi luftimet kundra ISIS.

Ndërkohë ministri i brendshëm francez  është shprehur se avionët francezë kanë shkatërruar më shumë se 1700 celula që prej vitit 2014. Si pjesë e koalicionit  në Irak shërbejnë më shumë se 500 ushtarë francezë.
 
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)