Makina shpërthimeu në një treg frutash-perimesh të mbushur me njerëz në qendër Tuz Khurmatu, rreth 160 km në veri të Bagdadit.
Burimet thanë se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet, sepse shumë prej të plagosurve ishin në një gjendje kritike.
Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë e sulmit, por nga mënyra e ekzekutimit të sulmit, sulm vetvrasës me makinë bombë, kjo është një nga metodat që përdor Shteti Islamik dhe dyshimet më të forta janë se është ky grup terrorist që e ka kryer sulmin.
Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi tha se ai ishte në prag të shpalljes së fitores ushtarake përfundimtare mbi grupin xhihadist suni, pasi forcat pro-qeveritare rimorën qytetin e fundit nën kontrollin e saj javën e kaluar.
Por ai paralajmëroi se mosmarrëveshjet politike do të lejonin ISIS të vazhdonte të kryente sulme.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com










