Irak, sulmohet një pikë e kontrollit
në veri të Bagdadit, 18 të vdeku

Irak, sulmohet një pikë e kontrollit <br />në veri të Bagdadit, 18 të vdeku
IRAK - Së paku 18 persona u vranë në sulmet e fundit në Irak ndaj forcave të sigurisë. Një pikë kontrolli në veri të Bagdadit u sulmua me armë dhe bomba duke lënë 11 ushtarë të vdekur.

Një tjetër sulm në veri të qytetit të Kirkukut shtoi bilancin e të vrarëve edhe me shtatë rekrutë të policisë.

Nga të dhënat e para rrjeti BBC raporton se përgjegjësia për këto sulme mund të bjerë mbi një grup suni të lidhur me organizatën terroriste al-Qaeda që deri më tani ka shkaktuar dhjetra të vdekur në ngjarje të kësaj natyre. Zëdhënësi i policisë sqaroi se bomba e shpërthyer në afërsi të Kirkukut pati në shënjestër disa persona që po aplikonin për punë në kompaninë shtetërore të naftës.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër