RAMADI (Irak), 20 qershor /ATSH-AFP/ - Përplasjet mes ushtrisë irakiane dhe kryengritësve shkaktuan 34 të vdekur mes forcave të sigurisë në Al Qaim, rajon që ndodhet në kufirin sirian, njoftuan disa përgjegjës sot.
Luftimet filluan në mbrëmjen mes ditës së djeshme dhe të sotme dhe vazhduan deri në mes të ditës së sotme, sipas oficerëve të ushtrisë irakiane. Ndërkohë që kryeministri irakian, Nuri al Maliki, është nën zjarrin e kritikave të brendshme por edhe amerikane, i akuzuar se ka ndjekur politika të përçarjes fetare që goditën  minoritetin sunit dhe përgatitën terrenin për ofensivën e gjerë të zhvilluar nga kryengritësit sunit që prej 9 qershorit.
Rebelët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant kanë arritur të marrin qytetin e dytë më të madh në Irak, Mosulin, një pjesë të madhe të provincës Ninive, Tikrit dhe sektorë të tjerë të provincave të Salaheddine, Diyala dhe Kirkuk, këto provinca gjenden kryesisht në veri dhe lindje të vendit./
/G.S/