BAGDAD, 28 qershor /atsh-AFP/ - Luftime të ashpra kanë kundërvën sot kryengritësit sunitë përballë forcave irakiane në jugperëndim të Bagdadit duke shkaktuar vdekjen e 20 personave të forcave qeveritare, ku nëntë ushtare dhe 11 policë, njoftoi një zëdhënës ushtarak.
"Këto luftime, që filluan sot në mëngjes në provincën e Babilonisë dhe Al Anbar, shkaktuan gjithashtu 22 të plagosur mes forcave të sigurisë si dhe 53 kryengritës u vranë dhe 40 u plagosën", sipas të njëjtit burim.
Ushtria irakiane nisi sot ofensivën për rimarjen qytetin Tikrit, që është nën kontrollin e kryengritësve sunitë. Ndërkohë që kryeministri irakian, Nuri al Maliki, është nën zjarrin e kritikave të brendshme por edhe të jashtme, kryesisht nga amerikanët, i akuzuar se ka ndjekur politika të përçarjes fetare që goditën minoritetin sunit dhe përgatitën terrenin për ofensivën e gjerë të zhvilluar nga kryengritësit sunit që prej 9 qershorit.
Rebelët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant kanë arritur të marrin qytetin e dytë më të madh në Irak, Mosulin, një pjesë të madhe të provincës Ninive, Tikrit dhe sektorë të tjerë të provincave të Salaheddine, Diyala dhe Kirkuk, këto provinca gjenden kryesisht në veri dhe lindje të vendit./
/G.S/
/Shqiptarja.com