Irak, Trump kërcënon Iranin, Khamenei përgjigjet: Edhe ne do t'ju godasim, Pentagoni gati 4000 parashutistë (VIDEO)

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei i është përgjigjur në Twitter akuzave të presidentit amerikan, Donald Trump, për përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

"Nëse dikush na kërcënon ne do të përballemi me të dhe do ta godasim”, - ka shkruar Khamenei

Kërcënimi i Khamenei vjen si përgjigje ndaj asaj të Trump i cili kishte postuar në Twitter: Irani do të mbajë plotësisht përgjegjësi për jetën e humburapo dëmtimet e pësuara në ndonjë nga objektet tona”.

Të premten mbrëma, një sulm raketor në bazën amerikane në Kirk në Irak vrau një kontraktues amerikan. Në shenjë hakmarrjeje, aeroplanët amerikanë bombarduan bazat e brigadave të Hezbollahut të dielën në mbrëmje, një fraksion pro-iranian në Irak i akuzuar si përgjegjës për sulmin, duke vrarë të paktën 25 luftëtarë dhe duke ngjallur zemërim të përgjithshëm.

Dje, procesi i varrimit të 25 të vdekurve derivoj në një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

Aktualisht, rreth 5.000 ushtarë amerikanë janë vendosur në Irak. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë një tjetër njësi me 750 ushtarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Pentagoni përgatit 4,000 parashutistë për të shkuar në Bagdad pas sulmit në Ambasadën amerikane

Pentagoni përgatit 4,000 parashutistë për tu ulur në Kuvajt pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani do të "paguajë një çmim shumë të madh" për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad

Brigada e Divizionit të 82-të të Ushtrisë Ajrore të Ushtrisë amerikane është urdhëruar për t'u vendosur me shpejtësi në Kuvajt dhe shpejt do ti shtohen 750 të tjerëve që janë duke shkuar.

“Të paktën 750 paratrupa janë tashmë duke shkuar në Lindjen e Mesme, konfirmoi Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper duke thënë se forcat shtesë janë të gatshme për t'u vendosur brenda disa ditëve. Kjo vendosje është një veprim i duhur dhe parandalues ​​i ndërmarrë si përgjigje e niveleve të rritura të kërcënimit ndaj personelit dhe objekteve amerikane”, - tha Esper.

Një total prej 4,000 ushtarësh nga Brigada e 82-të janë njoftuar se do mbërrijnë brenda 96 orëve të ardhshme.

Ora 15:54
Sulmi në Ambasadën amerikane në Bagdad, personeli i sigurisë qëllon me plumba gome ndaj protestuesve (FOTO)

Personeli i sigurisë në ambasadën amerikane në Bagdad ka gjuajtur me gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj qindra protestuesve pasi demonstratat në kompleks hynë sot në ditën e dytë.

Protestuesit u panë duke provuar të ngjiteshin në muret e jashtme të ambasadës.

Ata gjithashtu kanë hedhur gurë në ndërtesë dhe janë përpjekur ti vënë zjarrin kabinave të  sigurisë në hyrjen kryesore të ambasadës.

Protestat nisën si përgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane ditën e djelë ndaj një grupi të milicisë të mbështetur nga Irani.

Të premten mbrëma, një sulm raketor në bazën amerikane në Kirk në Irak vrau një kontraktues amerikan. Në shenjë hakmarrjeje, aeroplanët amerikanë bombarduan bazat e brigadave të Hezbollahut të dielën në mbrëmje, një fraksion pro-iranian në Irak i akuzuar si përgjegjës për sulmin, duke vrarë të paktën 25 luftëtarë dhe duke ngjallur zemërim të përgjithshëm.

Dje, procesi i varrimit të 25 të vdekurve derivoj në një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

Aktualisht, rreth 5.000 ushtarë amerikanë janë vendosur në Irak. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë një tjetër njësi me 750 ushtarë.

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei i është përgjigjur në Twitter akuzave të presidentit amerikan, Donald Trump, për përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

"Nëse dikush na kërcënon ne do të përballemi me të dhe do ta godasim”, - ka shkruar Khamenei

Kërcënimi i Khamenei vjen si përgjigje ndaj asaj të Trump i cili kishte postuar në Twitter: Irani do të mbajë plotësisht përgjegjësi për jetën e humburapo dëmtimet e pësuara në ndonjë nga objektet tona”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja