Irak, ushtria hyn në Falluxha
Gati për betejën finale me ISIS

Irak, ushtria hyn në Falluxha<br />Gati për betejën finale me ISIS
Ushtria irakene ka nisur atë që konsiderohet si faza e fundit e operacionit për të rimarrë qytetin e Falluxhas, një prej bastioneve të Shtetit Islamik.


Në Falluxha përllogariten të jenë bllokuar rreth 50 mijë civilë, teksa vetëm pak persona kanë mundur të zhvendosen prej andej. Sipas raportimeve Kombeve të Bashkuara, në qytete ka njerëz që po vdesin nga uria, apo edhe raste të vrasjes së tyre vetëm se kanë refuzuar të luftojnë përkrah ISIS-it.

Forcat ushtarake, përfshi edhe anëtarë të një njësie të specializuar antiterrorizmi, po përpiqen të hyjnë në qytet nga disa fronte njëherësh, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë irakene. Por, ata janë duke hasur pengesa, të formave vetëvrasje kamikaze apo me autobomba, të cilat përdoren gjatë rezistencës nga luftëtarët xhihadistë.

Qyteti i Falluxhas i cili ndodhet 50 km larg nga Bagdati ra në duart e Shtetit Islamik në janar të 2014. Falluxha njihet ndryshe si qyteti i xhamive, pasi ndodhen me shumë se 200 të tilla.
 
Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar