BAGDAD, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Ushtria irakiane nisi sot ofensivën për rimarjen qytetin Tikrit, që është nën kontrollin e kryengritësve sunitë, ndërkohë që disa avionë amerikanë pa pliotë patrullojnë mbi Bagdad pavarësisht garancive të dhëna nga kryeministri Nuri al Maliki për sa i përket sigurisë së kryeqytetit.
Sipas një përgjegjësi të lartë ushtarak, Iraku koordinon bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpjekjet e tij për të luftuar kundër përparimit të shpjetë të kryengritësve xhihadistë ultra radikalë të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant.
Përball këtij kërcënimi, ajatollahu i madh Ali Al Sistani, autoriteti më i lartë fetar shiit në Irak, i kërkoi krerëve irakianë që të bashkohen për të krijuar një qeveri të re me qëllim që të përballen me këtë krizë.
Shumë përgjegjës të huaj kanë insistuar gjithashtu mbi rëndësinë e shoqërimit të veprimit ushtarak kundër kryengritësve me një zgjidhje politike të kësaj krize që vendos bashkëpunimin mes komuniteteve sunite, shiite dhe kurde.