Dyzet militantë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në operacionet e forcave të sigurisë së Irakut ndaj organizatës në disa zona dhe fshatra të qytezës Havixhe në provincën Kirkuk të Irakut.

"Në operacionin ndaj militantëve të DEASH-it u vranë 40 pjesëtarë të organizatës që fshiheshin në një kallamishte në afërsi të zonës Reshad në Havixhe", njoftoi Zeki Kemal, komandant i një regjimenti të Forcave Turkmene pranë grupit Hashdi Shabi.

"Ne mendojmë se qindra militantë të DEASH-it fshihen në Havixhe dhe rajon. Ndaj këtyre militantëve që përbëjnë rrezik në rajon, çdo ditë bëhen dhjetra kërkime nga forcat e sigurisë", tha Kemal.

Kemal tha se rreziku na rajon ende vazhdon, edhe përkundër përfundimit të operacionit për çlirimin e Havixhes nga DEASH-i./AA

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com