Sipas burimeve të Associated Press, e cila citon zyrtarë të inteligjencës irakiane si burime të saj, 4 mijë militantë dhe 3 mijë mbështetës janë punësuar nga grupi ekstremist dhe janë paguar për shërbimin e tyre.
Lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al- Baghdadi, tre vite më parë shpalli kalifatin e ISIS në Mosul.
Sipas inteligjencës irakiane numri i militantëve të cilët janë në Siri është afërsisht 7 mijë militantë dhe 5 mijë mbështetës.
Kryeministri i Irakut, Haider al- Abadi, më 10 korrik shpalli çlirimin e Mosulit nga forcat e ISIS, ndërsa disa ditë më vonë, Stephen Townsend, komandant i forcave që mbështeten nga SHBA-ja në Siri dhe Irak, deklaroi se beteja në Irak ndaj Shtetit Islamik ende nuk ka përfunduar.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com