Miliona indianë votojnë sot në fazën e shtatë të zgjedhjeve të përgjithshme. 139 milionë votues do të votojnë në nëntë shtete për të zgjedhur mes 1300 kandidatëve për 89 vende në parlament. Në shtetin e Gujaratit sot ka votuar edhe Narendra Mod, që pritet të jetë kryeministri i ri Indian dhe që kryeson deri tani sondazhet.

Procesi i votimit me 8 faza për zgjedhjet e përgjithshme në Indi ka filluar më 7 prill dhe do të përfundojë më 12 Maj. Më shumë se 814 milionë indianë i drejtohen kutive të votimit në këto zgjedhje. 

Edhe Iraku voton sot për zgjedhjet parlamentare, ku 22 milionë irakianë do t’i drejtohen rreth 50 000 qendrave të votimit në të gjithë vendin. Kryeministri Nouri al-Maliki shpreson të marrë një mandat të tretë në këto zgjedhjë, ndërkohë që kryengritjet në perëndim të vendit janë gjithmonë në rritje.

Në të gjithë Irakun janë vendosur masa të larta sigurie për zgjedhjet e sotme parlamentare, të parat që pas tërheqjes së trupave amerikane para tre vitesh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)