IRAK- Rusia ka vendosur të ndihmojë Irakun duke i dërguar disa avionë ushtarakë për të luftuar militantët islamikë. Lajmi vjen nga ministria irakiane e Mbrojtjes e cila tha se pesë avionë të tipit Sukhoi Su-25 rusë pritet të futen në shërbim për 3 apo 4 ditë.
Pas një varg sulmesh përgjatë tre javëve të fundit, kryengritësit islamistë kanë marrë nën kontroll zona të mëdha në Irak. Të shtunën, qeveria tha se militantët kishin rimarrë qytetin verior të Tikrit, gjë që rebelët e kanë kundërshtuar.
Ministria irakiane e mbrojtjes tha se marrëveshja me Rusinë kishte për qëllim rritjen e forcës ajrore për të luftuar terroristët islamikë. Lajmi erdhi që javën e kaluar kur kryeministri i vendit Nuri-Al Maliki tha se qeveria e tij kishte nënshkruar një marrëveshje me Rusinë dhe Bjellorusinë për të furnizuar Irakun me avionë luftarakë, marrëveshje që thuhet të ketë kapur vlerën e 500 milionë dollarëve.
Ndërkohë SHBA ka lajmëruar se disa drone të armatosura po fluturojnë mbi Irak për të mbrojtur 300 këshilltarët amerikanë në terren, ndonëse thuhet se ata nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftime.
Redaksia Online
(b.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com