Forcat irakiane kanë deklaruar se kanë rimarrë kontrollin e qytetit Hawija, një nga “fortesat” e të ashtu quajturit Shtetit Islamik. Gjatë ditës së mërkurë, një zyrtar i ushtrisë irakiane tha se ishin vrarë 196 militant dhe ishte vendosur kontrolli në 98 fshatra.

Kjo zonë, ku mijëra civil jetojnë, ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik që prej vitit 2014. Rikthimi i kontrollit në qytetin e Hawija, lë nën kontrollin e ISIS vetëm një pjesë të vogël toke e cila shtrihet në kufirin perëndimor me Sirinë.

Trupat ushtarak, policia dhe forca paraushtarake kanë marrë pjesë në këtë fushatë kundër ISIS, ku sipas gjeneralit Amir Yarallah është rivendosur kontrolli i forcave ushtarake të Irakut në pjesën më të madhe të qyteti, ndërsa televizioni shtetërori i Irakut tha se ushtria ka marrë nën kontroll të gjithë qytetin.

Gjatë ditës së martë, forcat  ushtarake të Irakut kanë rimarrë aeroportin e qytetit, i cili ishte duke u përdorur nga militantët e ISIS si një kamp stërvitor.

Forcat e Armatosura Irakiane, janë angazhuar në një ofensivë kundër ISIS gjatë këtij viti, ku pas një beteje e cila zgjati 9 muaj, arritën të rivendosnin kontrollin në qytetin e dytë më të madh në vend, në atë të Mosulit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com