Iraku shpall të fituar betejën me
ISIS, kufiri me Sirinë nën kontroll

Iraku shpall të fituar betejën me<br />ISIS, kufiri me Sirinë nën kontroll<br>
Iraku ka shpallur të fituar dhe të mbyllur betejën me Shtetin Islamik. Kryeministri Haider al Abadi deklaroi në një konferencë për shtyp në Bagdad se trupat irakene kanë kontroll të plotë në zonën kufitare mes Irakut dhe Sirisë.

Në zonën në fjalë ndodheshin “mbeturinat” e fundit të ISIS, pas humbjeve të rënda të pësuara në qytetin e Rauës në nëntor. Njoftimi  i Bagdadit zyrtar vjen dy ditë pasi ushtria ruse shpalli të përfunduar misionin e saj kundër ISIS në Sirinë fqinje.

Grupi xhihadist kishte zaptuar territore të mëdha në të dyja vendet në vitin 2014, kur shpalli “kalifatin” dhe imponoi ligjin e tij mbi rreth 10 milionë njerëz. Por në dy vitet e fundit pësoi disfata të mëdha, që u kurorëzuan me humbjen e Mosulit në korrikun e kaluar dhe kryeqytetin e tij de fakto në veri të Sirisë, Raka.

Disa luftëtarë të ISIS raportohet se janë shpërndarë në zonat rurale të sirisë, ndërsa të tjerë mendohet të kenë shpëtuar duke kaluar kufirin me Turqinë.

“Forcat tona kontrollojnë tërësisht kufirin irakeno-sirian, ndaj dhe unë mund të shpall fundin e luftës kundër ISIS”, deklaroi kryeministri Abadi. Armiku ynë, tha ai, donte të vriste qytetërimin tonë, “por ne fituam përmes vendosmërisë sonë”, shtoi Abadi.

Edhe vetë forcat e armatosura irakene shpërndanë një deklaratë për shtyp ku thuhet se, Iraku është çliruar tërësisht nga ISIS. 

g.f. / shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!