Pas 8 vitesh mungesë, çuditërisht Mahmoud Ahmadinejad do të rikandidojë për president të Iranit. Ish-presidenti u shpreh se do të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të 19 majit.

Kjo është një deklaratë surprizë pasi vetë Ahmadinejad një javë më parë u shpreh se nuk do të rikandidonte dhe se do të mbështeste Hamid  Baqaei,i cili ka qënë zvpresident gjatë viteve 2005-2013

Por ende ka shumë pak informacione sa i përket figurës kontroverse të Ahmadinejad, ndërsa në këto zgjedhje  të cilat priten të jenë të bujshme për herë të parë do të ndihet mungesa e Ali Akbar Hashemi Rafsanjani  një nga themeluesit e revolucionit islamik i cili është zhdukur janarin e shkuar.

E deri më tani figura politike me profilin më të lartë i cili ka shpallur kandidaturën është presidenti Hasan Rohani.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com