IRAN- Mediat iraniane raportojnë se ish-kryetari i parlamentit iranian Gholam Ali Haddad Adel ka tërhequr kandidaturën e tij nga zgjedhjet presidenciale që mbahen më 14 qershor.

Në një deklaratë të dhënë të hënën për mediat, kandidati konservator i ka pyetur votuesit që të “vëzhgojnë në mënyrë rigoroze”, udhëzimin e udhëheqësit suprem të Iranit Ayatollah Khamenei kur të votojnë.

Adel, i cili ka lidhje me Khamenein, nga ana martesore, nuk dha hollësi se përse ka vendosur që ta braktisë garën.

Më 21 maj, Këshilli i Gardianëve, i cili mbikëqyr procesin zgjedhor, ka miratuar vetëm tetë prej afro 700 individëve, të cilët u regjistruan të jenë kandidatët e vetëm.

Në mesin e shtatë kandidatëve të mbetur janë kryenegociatori bërthamor i Iranit, Said Jalili, ish-nënpresidenti Mohsen Rezai, kleriku i lartë dhe ish negociatori bërthamor, Hassan Rohani, profesori i universitetit Mohammad Reza Aref, kryetari i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ish-ministri i Telekomunikacionit Mohammad Gharazi dhe ish-ministri i jashtëm Ali Akbar Velayati.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)