Iran: Dy goditje të forta tërmeti, mbi
180 të vdekurit e shumë të plagosu
Dy lëkundje të forta tërmeti përfshinë ditën e sotme një rajon në veri-perëndim të Iran: të paktën 180 janë viktimat, qindra të plagosurit, por bilanci është i destinuar të rëndohet.
TEHERAN - Dy lëkundje të forta tërmeti përfshinë ditën e sotme një rajon në veri-perëndim të Iran: të paktën 180 janë viktimat, qindra të plagosurit, por bilanci është i destinuar të rëndohet. Lëkundja e parë, me magnitudë 6.2 u ndoq 11 minuta më pas nga një tjetër me magnitudë 6.0. Epiqendra është rreth 10 km në thellësi, pranë qytetit Ahar, rreth 60 km nga Tabriz.
Khalil Saei, shef për katastrofat natyrore në rajonin e goditur nga tërmeti, lëshoi një apel për popullsinë e frikësuar: “Mos lejoni t’ju pushtojë paniku. Ndihmat do të mbërrijnë dhe skuadrat e shpëtimit janë tashmë në terren”. Një përgjegjës për operacionet e shpëtimit i deklaroi agjencisë Ima se 66 skuadra, 185 ambulanca dhe 40 aparatura për lokalizimin e të mbijetuarve nën gërmadha janë dërguar në vendngjarje ndërsa po punojnë gjithashtu edhe 7 njësi kërkimi të pajisur me qen.
Parlamentari Abbas Falah pohoi se popullsia e rajonit ka nevojë urgjente për ushqim, tenda dhe ujë të pijshëm. Funksionarët vendas këshilluan popullsinë që të mos flejë në shtëpi mbrëmjen e sotme, edhe në rastet kur ndërtesat duken në gjendje të mirë, pasi mund të verifikohen të tjera lëkundje. Sipas mediave, të paktën 18 lëkundje të tjera pasuan dy goditjet e mëdha.
Sipas përgjegjësit të Kryqit të Kuq iranian, Mahmoud Mozaf, “hyrja në fshatrat e zonës është e bllokuar dhe për momentin kemi me banorët e zonës vetëm kontakt telefonik”. Mozaf shtoi se “disa të plagosur janë dërguar në spital” ndërsa në zonën e goditur janë dërguar disa helikopterë.
Sipas autoriteteve të këtij rajoni, “60 fshatra kanë pësuar dëme të rënda dhe kanë nevojë për ndihmë”, por nuk është e lehtë të krijosh një ide të saktë të situatës. Disa lokalitete janë të izoluar edhe telefonikisht dhe është shumë e vështirë të kesh lajme të besueshme.
Irani ndodhet në disa pllaka të rëndësishme tektonike dhe në të kaluarën ka pësuar tërmete shkatërruese. Tronditja më katastrofike e viteve të fundit i përket dhjetorit 2003, kur vdiqën 31 mijë persona në qytetin jugor të Bam. Në vitin 1990, një tjetër tërmet i mori jetën 50 mijë personave në rajonin e Detit Kaspik.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44