Iran - Hassan Rouhani ka filluar zyrtarisht detyrën si President i Iranit, por emërimi i tij zyrtar do të zhvillohet të dielën.
Kleriku do të jetë pasuesi i Mahmud Ahmadinexhad, ku tetë vjet e tij në pushtet janë karakterizuar me trazira ekonomike dhe sanksione nga bota perëndimore kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.
Kleriku ka premtuar reforma të reja përfshirë lirimin e të burgosurve politikë dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare që kanë lënduar ekonominë e vendit. 64-vjeçari, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në muajin qershor, është një ish-negociator bërthamor për Iranin dhe një aktivist i Revolucionit islamik në vitin 1979.
Por, analistët thonë se kjo nuk mund të jetë e lehtë, pasi presidenca iraniane nuk ka fuqinë e vendimit përfundimtar, pasi është lidëri suprem Ayatollah Ali Khamenei i cili vendosë ritmin e çdo ndryshimi në Iran.
Redaksia online
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com