IRAN - Ushtria iraniane ka raportuar se është kapur një avion amerikan pa pilot në hapësirën ajrore mbi ujërat e Gjirit Persik. Garda Revolucionare e cila është një njësi elitë e ushtrisë iraniane që vepron me forcat detare, tha se ata kishin bërë të mundur uljen në pistë një avioni të tipit ScanEagle - një nga dronet më të vegjël dhe më pak të sofistikuar që përdoret nga amerikanët.
Admirali Ali Fadavi, i cituar nga agjencia e lajmeve “Fars”, tha se avioni kishte kryer disa fluturime mbi Gjirin në ditët e fundit para se të kapej. Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga SHBA-ja.
Muajin e kaluar, SHBA-ja tha se avionët luftarakë iranianë kishin sulmuar një avion amerikan ruajtës në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ndërsa Irani replikoi se avioni kishte hyrë hapësirën e saj ajrore. Gjithashtu, në nëntor ambasadori e Iranit në Kombet e Bashkuara, Mohammad Khazaee, i ka raportuar Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon se janë vërejtur shkelje të përsëritura nga ana e amerikanëve mbi ujërat e hapësirës ajrore iraniane në afërsi të qendrës bërthamore të Bushehr, duke i përshkruar ato si "akte ilegale dhe provokative".
Uashingtoni dhe Teherani kanë një mosmarrëveshje në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.
(l.c/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com