TEHERAN - Lideri suprem iranian, Ali Khamenei deklaroi sot se Teherani do të parapëlqente të mos firmoste asnjë marrëveshje me grupin 5+1 mbi çështjen bërthamore iraniane që do të ishte kundër interesave të Republikës Islamike, sipas website-t presstv.ir.
Duke folur përpara Forcave Ajrore Iraniane (IAF), ajatollahu Ali Khamenei theksoi se Irani është dakord me SHBA-në mbi faktin se më mirë pa marrëveshje mes Teheranit dhe grupit 5+1 sesa një marrëveshje çfarëdo.
"Jam dakord për një marrëveshje..., por, natyrisht kundër një marrëveshjeje të keqe", saktësoi Khamenei./ATSH/