IRAN - Parlamenti Iranian miratoi 15 kandidatët e nominuar nga presidenti Hassan Rouhani për kabinetin e tij pas debateve dhe diskutimeve të shumta. Ish-përfaqësuesi në Kombet e Bashkuara Mohammed Javad Zarif u miratua si Ministër i Jashtëm.
Zarif ishte ambasador i Iranit në OKB në 2002-2007 dhe një anëtar i ekipit negociues bërthamor të Iranit udhëhequr atëhërë nga presidenti aktual. Emërimi i Zarifit besohet gjerësisht të jetë një sinjal pozitiv për politikat e jashtme të Iranit me botën perëndimore.
Ai është sulmuar nga konservatorët në vend pasi është edukuar në perëndim dhe të qënit i afërt me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë ministri i Jashtëm në ikje, Ali Akbar Salehi është emëruar në krye të Organizatës për Energji Atomike duke marrë përgjegjësinë e programit bërthamor të Teheranit.
Qeveria e re pritet të miratojë një seri politikash të moderuara në shpresën për të hequr sanksionet ekonomike të imponuara nga bota perëndimore.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com