IRAN- Hassan Rohani është presidenti i ri i Iranit, që pason në këtë mënyrë Ahmadinejad. Kandidati i moderuar-reformist ka fituar zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë duke kaluar për pak pragun e 50% duke evituar në këtë mënyrë edhe balotazhin.
Njoftimi zyrtar për fitoren e Rohanit ka mbërritur nga Ministria e Brendshme në Teheran, në fund të një dite që e ka parë Hassan Rohanin në kryesim që në votat e para të numëruara.
Presidenti i ri Iranian ka siguruar 50,68% të votave ose pëlqimin e 18.6 milionë iranianëve. Në total në këto zgjedhje presidenciale kanë votuar 36.7 milionë iranianë ose 72.7% e elektoratit.
Në Teheran dhe në qytete të tjera menjëherë kanë filluar festimet për fitoren e kandidatit të moderuar. Ndërsa kandidati konservator Mohammad Bagher Qalibaf, kryebashkiak i Teheranit e ka pranuar humbjen ndërsa ka siguruar vetëm 16,56% të votave.
Fitorja e Rohanit mund të sjellë një ndryshim historik për Iranin në marrëdhëniet me SHBA, pasi politika e jashtë që ndjekin të moderuarit-reformistë parashikon një afrim me perëndimin, në veçanti me Amerikën me objektivin për të zgjidhur çështjen nukleare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com