Iran, Rouhani: S’ka marrëveshje të
re për fuqinë bërthamore me Trump

Iran, Rouhani: S’ka marrëveshje të<br />re për fuqinë bërthamore me Trump
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump,se nuk do të ketë negociata për një marrëveshje të re për fuqinë bërthamore të Iranit mes palëve.

Trump e ka cilësuar marrëveshjen për fuqinë bërthamore të Iranit si më të keqen e mundshme dhe ka kërcënuar se do ta bënte atë të pavlefshme kur të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, presidenti iranian e ka cilësuar deklaratën e Trump, si një slogan dhe ka thënë se nuk ekzistonte asnjë mundësi që Irani të rinegocionte marrëveshjen e arritur një vit.

Në marrëveshjen e arritur një vit më parë nga ana e administratës së presidentit në largim, Barack Obama, Irani do të ulte aktivitetin e tij bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve financiare.

Sipas presidentit Obama, kjo marrëveshje do të ndalojë Iranin që të posedojë një armë bërthamore.

Ndërkohë që aktiviteti bërthamor i Iranit ka ngritur shqetësim në shumë vende të botës, presidenti Rouhani shprehet se programi bërthamor përdoret vetëm për qëllime paqësore.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës