Iran, rritet bilanci i tërmeteve,306
të vdekur e mbi 3000 të plagosu

Iran, rritet bilanci i tërmeteve,306 <br />të vdekur e mbi 3000 të plagosu
TEHERAN - Vazhdon të rëndohet bilanci i viktimave të lëkundjeve sizmike që të shtunën goditën zonën veri-perëndimore të Iranit.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Marzieh Vahid Dastjerdi, numri i viktimave ka arritur në të paktën 306, ndërsa ai i të plagosurve është në mbi 3000 persona.

Nëpër spitale janë dërguar trupat e 219 grave e fëmijëve, si dhe ata të 49 burrave. Sipas ministres, pjesa tjetër e viktimave janë varrosur nga familjarët duke anashkaluar strukturat sanitare.

Mes të plagosurve, 2011 kanë pasur nevojë për ndihmën mjekësore dhe janë shtruar nëpër spitale, prej të cilëve rreth 700 janë operuar. Që dje janë pezulluar operacionet e ndihmës së shpejtë pasi mendohet se janë gjetur të gjithë personat që rezultonin të humbur. Ministrja saktësoi se tani kërkohet vetëm për trupat e viktimave.

Lëkundjet, të magnitudës 6.3 dhe 6.4 në shkallën Richter, u regjistruan pak minuta njëra pas tjetrës. Qyteti më i rëndësishëm i zonës së goditur nga tërmeti është Tabriz-i. Fshatra të shumtë janë shkatërruar totalisht, prej të cilëve disa janë akoma të izoluar.

(im/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)