TEHERAN - Më shumë se 50 të burgosur politik në Iran i kanë kërkuar presidentit amerikan Barak Obama për t'i dhënë fund sanksioneve kundër Teheranit. Në një letër të botuar në gazetën britanike The Guardian ata thonë se sanksionet janë një dënim për popullin iranian.

Ata thonë se zgjedhja e Hassan Rouhani si president i Iranit do të thotë se ka ardhur koha për një "epokë të re të mirëkuptimit të ndërsjelltë". Në mesin e figurave kryesore të opozitës në Iran spikat politikani reformist, Mohsen Aminzadeh dhe Faezeh Hashemi, e bija e ish-presidentit, Hashemi Rafsanjani. 

Autorët e letrës kanë siguruar presidentin Obama se homologu i tij iranian do të mbajë një qëndrim më pajtues dhe racional në bisedimet bërthamore. Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani po zhvillon armë bërthamore, por Teherani ka këmbëngulur gjithmonë se programi i tij bërthamor është vetëm për prodhimin e energjisë. 

Redaksia Online
(l.c./mag/shqiptarja.com)