VJENË, 18 tetor /ATSH-AFP/ - Irani njoftoi sot Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se do të aplikojë Protokollin Shtesë të Traktatit të Limitimit të Armëve Bërthamore në Botë, një etapë e aplikimit të marrëveshjes historike të arritur në Vjenë në korrik, njoftoi agjencia onuziane.
Kjo deklaratë vjen atëher kur shefja evropiane e Diplomacisë, Federica Mogherini, dhe homologu iranian Mohammad Javad Zarif pritet të publikojnë një deklaratë të përbashkët mbi heqjen e sanksioneve evropiane të parashikuara nga marrëveshja.
Kjo masë, që mundëson aplikimin e kontrolleve të përforcuara nga ana e IAEA-së, parashikohet nga marrëveshja e arritur më 14 korrik me fuqitë e mëdha, dhe synon të garantojë në mënyrë strikte natyrën paqësore të programit bërthamor Iranian, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare që kanë prekur vendin.







