Iran, tubime në kujtim të Sahar Khodayari, gruaja e vetëdjegur që donte të shihte një ndeshje futbolli

Iran, tubime në kujtim të Sahar Khodayari, gruaja e vetëdjegur që donte të shihte një ndeshje futbolli

Në shumë qytete të Iranit po zhvillohen tubime në kujtim të Sahar Khodayari, gruaja e vetëdjegur që donte të shihte një ndeshje futbolli. Ajo ishte tifoze e zjarrtë e Esteghlal, por për fatin e keq të saj Irani, është një vend aziatik ku gratë nuk mund të jenë të pranishme në stadium.

Reagime ka pasur edhe nga lojtarët më të famshëm të Iranit, duke nisur nga Ali Karimi, kapiteni legjendar me 127 ndeshje në Kombëtare, që ka ftuar 4.5 milionë followers në Twitter të bojkotojnë stadiumet iraniane.

Sahar Khodayari nuk arriti të futej në stadium.

Ajo vdiq për të kërkuar një të drejtë që mungon në Iran që nga viti 1981. Sahar Khodayari ishte gruaja që luftonte që miliona si ajo të kishin të drejtën të shkonin në stadium për të parë një ndeshje futbolli.

Ajo e kishte provuar të realizonte ëndrrën e saj në 12 Mars të kaluar, duke e maskuar veten si burrë, por për shkak të një selfie dërguar motrës së saj, vajza 29-vjeçare u zbulua dhe u ndalua nga autoritetet iraniane.

Pas dy ditësh paraburgimi, ajo shkoi në gjyq në muajin shtator e akuzuar për përbuzje të ligjit dhe turp. Dënimi: gjashtë muaj burg.

Përpara gjykatës në kryeqytetin Teherani, Sahar Khodayari i vuri flakën vetes duke u bërë një pishtar njerëzor.

Çështja e grave në stadiume është një luftë politike që po vazhdon për shumë vite. Në Iran, vetëm burrat mund të shkojnë në stadium. Gratë që nga viti 1979, viti në të cilin u zhvillua revolucioni islamik i udhëhequr nga Imam Ruhallah Khomeynī i cili vendosi një demokraci me prirje teokratike, kanë humbur të drejtat e tyre.

Rruga drejt hapjes së stadiumeve për gratë duket se eshte e përpjetë dhe ende e vështirë, pavarësisht se Fifa po kërkon nga Teherani të njohë të drejtën për tifozet gra.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'