TEHERAN, 1 shtator /ATSH-AFP/ - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif do të zhvillojë sot një vizitë në Bruksel ku do të takohet me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Irna.
Zarif do të zhvillojë një drekë pune me Ashton. Ai është shoqëruar nga dy zëvendësministra, Abbas Araghchi dhe Majid Takht-Ravanchi, negociatorët kryesorë në diskutimet bërthamore me fuqitë e mëdha.
Ministri iranian do të zhvillojë gjithashtu bisedime me zyrtarët belgë para se të vijojë vizitën në Luksemburg.
Nesër, do të vazhdojë në Itali për t'u takuar me homologen italiane, Federica Mogherini, emëruar të shtunën si shefe e diplomacisë evropiane.
Irani dhe vendet e grupit 5+1 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani) do të rifillojnë negociatat në mes të muajit shtator në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./
/ec/
/Shqiptarja.com