Qytetarët iranianë i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit.

Në garë janë presidenti aktual Rouhani i cili kërkon një mandat të dytë dhe sfiduesi më i fortë është 56-vjecari Ibrahim Raisi një ish prokuror dhe një njeri shumë i afërt me liderin suprem Khamenei.

Rreth 54 milionë iranianë marrin pjesë në votime, dhe kandidatët duhet të fitojnë mbi 50%të votave për t’u shpallur fitues.

Në Iran, që nga viti 1985, çdo president në detyrë, ka arritur të rizgjidhet. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com